Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka pritur sot bashkatdhetarin dhe veprimtarin, Besnik Ademi, nga fshati Poterq i Lartë të kësaj komune, me punë të përkohshme në Luzern të Zvicrës.

Siç njofton Komuna e Klinës, veprimtari dhe humanisti Ademi, ka informuar kryetarin e Komunës se për  tri shkolla të kësaj komune, shkollën e Zllakuqanit, të Jagodës dhe të Poterqit ka sjelle 30 kompjuterë, me qëllim të pajisjes së kabineteve të teknologjisë informative të këtyre shkollave.

Kryetari Elezaj ka falënderuar humanistin Ademi dhe është shprehur se kontributi i komunitetit tonë në diasporë nuk ka munguar asnjëherë, po ashtu nuk po mungon edhe sot.

“Ne ju jemi mirënjohës ju veprimtarëve dhe humanitarëve të mërgatës sonë në perëndim, për gjithçka çfarë keni bërë për vendlindjen dhe atdheun. Edhe gjatë okupimit, por edhe pas mbërritjes së frymës së lirisë në Kosovë, ju keni ndihmuar vendlindjen dhe atdheun tuaj në shumë fusha të jetës, sidomos në fushën e arsimit, si segmenti më rëndësishëm i shoqërisë”, i ka thënë kryetari veprimtarit Ademi.

Ademi kërkoi nga kryetari Elezaj që shkollat e kësaj komune t’i shohin prioritetet dhe premtoi se është në gjendje të sjellë edhe 30 kompjuterë. /kp/.

You may also like

Beatrix Ramosaj e tmerruar ndaj veprimit të bërë ndaj familjes së saj (Foto)

Një ditë më parë është publikuar lajmi për