Lëvizja Dveri vlerësoi sot se interesi i Serbisë nuk është bashkimi me Shqipërinë por me Malin e Zi dhe Republikën Srpska (RS) dhe se çdo lloj krijimi i bashkëpunimit ndërshtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po “ndihmon projektin e të Shqipërisë së Madhe nga i cili Serbia nuk do të përfitojë aspak”, transmeton Kosova Post.
‘Marrëveshjet në fushën e trafikut rajonal, qarkullimi më i shpejtë i mallrave dhe liberalizimi i lejeve të punës janë në favor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për shkak të tregut shumë më të madh dhe tani plotësisht të hapur edhe atij serb’, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Dveri.
“Lëvizja, beson se liberalizimi i tregtisë së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve do të shkaktojë dëmin më të madh për biznesmenët serbë, gjë që mund të shihet kohët e fundit në Leskovac, kur prodhuesit e domates u detyruan të shkatërrojnë produktet e tyre pasi importuan mallra të lira nga ato vende”, theksojhet në deklaratë, shkruan Danas.
‘Ne besojmë se ky projekt rrezikon sigurinë e të gjithë popullit serb në rajon, veçanërisht pasi Marrëveshja e Uashingtonit gjithashtu planifikon që shteti i Kosovës të hyjë në këtë projekt. Me fjalë, kjo qeveri është një përkrahëse e madhe e unitetit të popullit serb, por me vepra zyrtarisht nënshkruan dhe merr pjesë vetëm në ato projekte që nuk kanë lidhje me interesat serbe”, përfundon deklarat e Lëvizjes Dver./Kosova Post.