Bashkëpunimi i policive të Prizrenit dhe Kukësit ka reduktuar aktivitet ilegale (Video)

Bashkëpunimi i policive të Prizrenit dhe Kukësit ka reduktuar aktivitet ilegale (Video)

Prej muajsh, Policia Kufitare e Kukësit dhe ajo e Prizrenit kanë bashkuar forcat për të goditur veprimtaritë e paligjshme. Nexhmi Krasniqi, Drejtori Policisë Rajonale të Prizrenit, ka treguar se si rezultat i këtij bashkëpunimi në zonën kufitare midis dy vendeve janë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale.

Bashkëpunimi i Policisë së Kukësit dhe Prizrenit ka dhënë fryte të suksesshme, duke parandaluar shumë ngjarje kriminale e duke vënë në pranga shtetasit që janë konstatuar në shkelje të ligjit.

Nexhmi Krasniqi, Drejtori Policisë Rajonale të Prizrenit, bën të ditur për Ora News se si rezultat i këtij bashkëpunimi në zonën kufitare midis dy vendeve janë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale.

Krasniqi: Në krahasim me vitet e kaluara ka pasur një rënie sidomos në çështjen e kontrabandimeve të kafshëve, të cigareve, të drogës. Janë goditur shumë grupe kriminale.

Bashkëpunimi mes dy policive kufitare ka në foskus së së saj jo vetëm uljen e nivelit të aktiviteteve ilegale por eshë shkëmbimin e eksperiencave./ON/.

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që