Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar Turqinë për viktimat nga zjarret, shkruan KosovaPost.
“Lutemi për ju, jemi pranë jush dhe bashkëndiejmë me ju.
Zoti e ndihmoftë shtetin dhe popullin turk, që këtë betejë me zjarret ta kalojnë sa më parë!”, thuhet në postim.
Postimi i plotë:
Me shqetësim e me kujdes të shtuar po e përcjell përballjen e autoriteteve të Turqisë me zjarret, të cilat kanë përfshirë pyjet në disa provinca të Turqisë.
Lutemi për ju, jemi pranë jush dhe bashkëndiejmë me ju.
Zoti e ndihmoftë shtetin dhe popullin turk, që këtë betejë me zjarret ta kalojnë sa më parë!
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava