Këshilli Evropian njoftoi se masat kufizuese që BE zbaton ndaj Rusisë për shkak të aneksimit ilegal nga kjo e fundit të Krimesë dhe Sevastopolit janë zgjatur deri më 23 qershor 2022, transmeton Kosova Post.
Sipas vendimit, aktivitetet e qytetarëve dhe kompanive të BE-së në rajonet e Krimesë dhe Sivastopolit janë kufizuar me sanksionet e zgjatura.
Nuk lejohet importi i produkteve nga Krimeja dhe Sivastopoli në vendet e BE-së.
Qytetarët ose kompanitë evropiane (BE) nuk mund të investojnë dhe të ofrojnë shërbime financiare në Krime dhe Sivastopol.
Gjithashtu në këto rajone nuk mund të eksportohen disa produkte dhe teknologji që përdoren në sektorët e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë.
Në veçanti vendimi i Këshillit Evropian pengon ofrimin e teknologjisë dhe mbështetjes teknike për kërkim, nxjerrje dhe prodhimin e naftës, gazit natyror dhe mineraleve.
Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sivastopolit në mars 2014. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve në Ukrainën lindore, BE-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera filluan të vendosnin sanksione ndaj Rusisë.