Ylli i NBA-së, Miles Bridges, u arrestua për dhunë ndaj një gruaje në Los Anxhelos këtë të mërkurë.
Sipas TMS Sports, basketbollisti 24-vjeçar i Charlotte Hornets u dërgua në një burg lokal pasi dhunoi fizikisht një grua që pretendon se u sulmua pas një debati verbal.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje pas denoncimit, Bridges është zhdukur, ndërsa nga ana tjetër gruas i është dhënë ndihma.
Pak më vonë basketbollisti u arrestua nga policia e Los Anxhelosit. Pasi iu dha një garanci prej 130,000 dollarësh, të cilën e pagoi, ai u largua nga burgu.