Policia e Katalonisë, të njohur ndryshe edhe si “Los Mossos”, kanë bastisur zyrat e Barcelonës.
Pjestarë nga Policia “Los Mossos” kanë hyrë në ndërtesat e klubit këtë mëngjes dhe operacioni është duke vazhduar.
Informacioni i gjeneruar dërgon drejt tek “Barçagate”, në rastin ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.
Sipas “Mundodeportivo”, ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, Roman Gomez Ponti dhe Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.
Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.l.net.