Bayern Munich e ka deklasuar Viktoria Plzenin. 5-0 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit të sontëm, i cili ishte i vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League.
Në fitoren e sontme Sane ka qenë më i merituari për bavarezët, duke realizuar “hat trick”. Dy golat e tjerë janë shënuar nga Gnabry dhe nga Choupo-Moting.
Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur VAR të mos anulonte një gol të Musialas.
Me këtë fitore klubi gjerman ka përforcuar pozitën e parë të grupit C me gjithsejt nëntë pikë./rtk