BBC: Del në shesh loja e pistë e ISIS-it në Raka të Sirisë

BBC: Del në shesh loja e pistë e ISIS-it në Raka të Sirisë

Organi mediatik anglez, BBC pretendoi se rreth 250 terroristë të ISIS-it së bashku me familjet e tyre janë evakuar në mënyrë të sigurt nga Raka me një operacion të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, shkruan BBC, transmeton Kosova Post.

Doli në shesh edhe marrëveshja sekrete në lojërat e pista të luajtura në qytetin Raka mes organizatës terroriste PYD, fraksionit të PKK-së në Siri dhe organizatës terroriste ISIS.

Organi mediatik anglez, BBC pretendoi se rreth 250 terroristë të ISIS-it së bashku me familjet e tyre janë evakuar në mënyrë të sigurt nga Raka me një operacion të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas lajmit të gazetarëve të BBC-së, Quentin Sommerville dhe Riam Dalati, evakuimet janë kryer muajin e kaluar kur PYD/YPG-ja mori nën kontroll qytetin Raka nga ISIS-i.

Në mesin e terroristëve të evakuar të ISIS-it, krahas liderëve të kësaj organizate kishte edhe një numër të madh të luftëtarëve të huaj.

250 terroristë të evakuar të ISIS-it ishin në mesin e 4 mijë personave që përbëheshin nga familjet e terroristëve, të cilët u evakuan nga qyteti para vënies së tij në dorë nga ana e terroristëve të PKK/PYD-së të përkrahur nga ShBA-ja me një autokolonë që përbëhej nga qindra makina.

Sipas lajmit të BBC-së, terroristët e huaj pjesëtarë të ISIS-it u larguan nga Raka me 10 kamionë të mbushur me armë dhe municione. Në lajm i jepet vend edhe dëshmive të Ebu Fevzi dhe shokëve të tij që ishin shoferët e kamionëve me të cilat u largua ISIS-i.

Shoferët bënë të ditur se PKK/YPG-ja më 12 tetor prej tyre kërkuan që familjet e ikura nga lufta në qytetin Tabka në brigjet e lumit Eufrat, ti dërgojnë në një kamp tjetër në veri të vendit.

Mirëpo pas mbledhjes së autokolonës nëpër kamionë në vend të familjeve civile ndodheshin anëtarët e organizatës terroriste ISIS, familjet e tyre dhe armë dhe municione të shumta.

Ndërkaq shoferit Ebu Fevzi dhe shokëve të tij u janë premtuar me mijëra dollarë për këtë operacion, të cilin duheshin ta mbajnë sekret.

Në këtë mënyrë në Raka u vendosën terroristët e PKK/PYD/YPG të mbështetur nga ShBA-ja, të cilët mundësuan arratisjen e qindra terroristëve të ISIS-it.

 

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili