BE-ja filloi negociatat për marrëveshje tregtare me Australinë në vitin 2018 ndërsa raundi i 12-të i bisedimeve ishte planifikuar të mbahej më vonë këtë muaj përmes video-konferencës, transmeton Kosova Post.
Raundi i bisedimeve të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Australisë është shtyrë në vazhdën e mosmarrëveshjeve mbi vendimin e Canberras për të anuluar marrëveshjen shumë miliardashe të nëndetëseve franceze, sipas një zyrtari të BE-së, shkruan AA.
Miriam Garcia Ferrer, zëdhënësja e Komisionit Evropian në fushën e tregtisë, konfirmoi sot vendimin por nuk dha ndonjë arsye specifike për shtyrjen.
BE-ja filloi negociatat për marrëveshje tregtare me Australinë në vitin 2018 ndërsa raundi i 12-të i bisedimeve ishte planifikuar të mbahej më vonë këtë muaj përmes video-konferencës.
Australia kishte nënshkruar një marrëveshje prej 90 miliardë dollarë australianë (66 miliardë dollarë amerikan) me kompaninë detare, pjesa më e madhe e së cilës është në pronësi të shtetit francez, në vitin 2016 për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale me naftë-elektrike. Por, kryeministri australian, Scott Morrison anuloi marrëveshjen muajin e kaluar si pjesë e një aleance me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe që do të dërgojë një flotë australiane me të paktën 8 nëndetëse me energji bërthamore.
Ky veprim jo vetëm që zemëroi Francën, por gjithashtu shkaktoi kritika nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Franca ka akuzuar SHBA-në dhe Australinë për tradhti ndaj kontratës së anuluar dhe zëvendësimit të aleancës trepalëshe të negociuar në fshehtësi. Franca tërhoqi shkurt ambasadorin e saj nga Washingtoni në shenjë proteste. Nuk dihet akoma se kur ambasadori francez mund të kthehet në Australi.
Sipas të dhënave të BE-së, blloku prej 27 vendesh përfaqësoi partnerin e tretë tregtar më të madh të Australisë në vitin 2020, pas Kinës dhe Japonisë, përpara SHBA-së.
Pas raundit të mëparshëm të bisedimeve në qershor, BE-ja tha se diskutimet u mbajtën në një “atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe treguan një angazhim të përbashkët për të negociuar një marrëveshje ambicioze dhe gjithëpërfshirëse”.
Një zyrtar i BE-së që ka njohuri për çështjen tha se grindja lidhur me nëndetëset luajti një rol në vendimin për shtyrjen e bisedimeve, por këmbënguli se një marrëveshje nuk ishte gati të nënshkruhej në asnjë rast. Personi foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për rastin.
Zyrtari tha se shtyrja nuk nënkupton përfundimin e negociatave dhe ishte i bindur se të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.