Bashkimi Evropian ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesën për formimin e shpejtë të institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Këtë, BE e nënvizoi edhe njëherë në njoftimin që e lëshoi për takimin e sotëm të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.
BE tha se është e rëndësishme dhe në interes të të gjithave partive politike që të lëvizin drejt progresit në rrugën evropiane, si dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë pati një bisedë të mirë me Ramush Haradinajn. Është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe presidenti të zgjidhet sa më shpejtë. Është në interesin e të gjitha partive politike që ta kenë të mundur progresin në rrugën evropiane si dhe në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë”, thuhet në komunikatën e BE-së.
@EUAmbKS had a good conversation with @haradinajramush . It is important to form a government and to elect president quickly. It is in interest of all political parties to be able to progress on the European path and on full normalization of relations with Serbia. pic.twitter.com/eAlDmVsOSE
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 20, 2021