Bashkimi Evropian planifikon të ndalë fluturimet nga jugu i Afrikës pasi në këtë rajon është përcaktuar një variant i rrezikshëm i koronavirusit (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter tha se “Komisioni në koordinim të ngushtë me vendet anëtare do të propozojë ndalimin e fluturimeve nga jugu i Afrikës për shkak të një shqetësimi lidhur me variantin B.1.1.529 të virusit”, shkruan AA.
Gjithashtu edhe Britania e Madhe për shkak të variantit në ri të shfaqur në Afrikën e Jugut dhe Botsvana ka vendosur në “listën e kuqe” Afrikën e Jugut, Namibian, Lesoton, Botsvanën, Esvatinin dhe Zimbabven.
Varianti i ri
Në Republikën e Afrikës së Jugut dhe Botsvana është shfaqur një variant i ri i COVID-19 që ka pësuar mutacione të shumta i emërtuar “B.1.1.529”.
Lloji i emërtuar “super variant” dhe i cili është vërejtur edhe tek një person që ka udhëtuar nga Afrika e Jugut në Hong Kong thuhet se ka 32 mutacione.
Sipas ekspertëve, nuk dihet ende nëse vaksinat aktuale janë apo jo efektive kundër këtij varianti. Për shkak se vërehet rrallë mendohet se ky variant nuk është shumë i transmetueshëm.