“BE-ja, e bashkuar në shumë parime, nuk mund të përballet me këtë problem dhe ky është një problem me ekzistencën e Unionit”, tha kryeministri italian, Mario Draghi, transmeton Kosova Post.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi të enjten tha se evakuimet e fundit nga Afganistani zbuluan edhe një herë papërshtatshmërinë e Bashkimit Evropian në trajtimin e çështjes së migrimit, shkruan AA.
“BE-ja e bashkuar në shumë parime, nuk mund të përballet me këtë problem dhe ky është një problem me ekzistencën e Unionit”, tha Draghi gjatë një konference për media.
Duke kujtuar incidentet që ndodhën gjatë evakuimeve nga Afganistani, ai tha se: “Ka vende që thonë ‘ne nuk duam migrantë’ përballë kësaj tragjedie të tmerrshme. Nuk e di nëse ju kujtohet, por si do ta bëni këtë?”.
Si president i mandatit të Samitit të G20 në 2021, Draghi vuri në dukje se ai vazhdon të marrë në konsideratë mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm veçanërisht për Afganistanin dhe mban kontakte për këtë qëllim.
“Në një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron në Marsejë udhëheqësit do të diskutojnë çështjet që lidhen me Afganistanin, marrëdhëniet dypalëshe, BE-në dhe Libinë”, tha Draghi.
Shpërthimet vdekjeprurëse jashtë aeroportit të Kabulit të enjten e kaluar vranë të paktën 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë dhe plagosën dhjetëra të tjerë.