Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se ardhja e kryenegociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel është një hap pozitiv.
Gjatë një konference për media, bëri të ditur se shefi i grupit negociator i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen më 29 shtator në Bruksel.
Stano theksoi se BE-ja në të gjitha nivelet është e angazhuar që nga fillimi përmes rrugëve diplomatike për shtensionimin e situatës në veri.