Bashkimi Evropian ka bërë publike të dielën pasdite masa të tjera ndëshkuese për Rusinë ndërsa u njoftua gjithashtu se blloku po financon blerje armësh të cilat do të dërgohen në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan KosovaPost.
Kjo është hera e parë që blloku financon mbështetje ushtarake për një shtet që ndodhet nën sulm.
Von der Leyen njoftoi gjithashtu se transmetimi i mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik do të ndalohet në BE.
“Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon dhe ukrainasit luftojnë me guxim për vendin e tyre, Bashkimi Evropian rrit edhe një herë mbështetjen e tij për Ukrainën dhe sanksionet kundër agresorit – Rusisë së Putinit.”