Bashkimi Europian ka deklaruar se po punon për vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, por masat nuk do të ndikojë në sektorin e energjisë, shkruan The Guardian.
Sipas Komisionerit Ekonomik të BE-së Paolo Gentiloni, blloku prej 27-vendesh do të përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë, por jo një recesion, shtoi ai, duke thënë se parashikimi i rritjes prej 4% ishte shumë optimist dhe BE -ja nuk do të mund ta përmbushë një qëllim të tillë./abcnews.al