Publicisti përkatësisht aktvisti i njohur, Agim Morina, ka komentuar vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Bruksel, transmeton Kosova Post.
Teksa është ndalur për të komentuar takimin në mes të shefit të ekzekutivit kosovar dhe atij të diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, dhe duke iu referur sjelljes noprane të këtij të fundit, intelektuali Morina ka kundruar se, ndonëse lufta e politikanëve të Kosovës me atë të shtetëve të fuqishme të botës, është përtej mundësive të përfaqësuesve tanë, megjithatë, sipas tij, e tëra çfarë mund të bëjnë këta të fundit, është demaskimi i burokratëve të BE-së, të cilët hiqen si demokrat e humansit.
‘Asnjë politikan i Kosovës së dobët nuk mundet me luftu me politikanët e shteteve ma të fuqishme të botës. Këtë nuk ka magar që nuk e din, pos disa kryekungujve. Por, politikanët e Kosovës kanë mujtë dhe munden edhe sot me ua heqë maskat, paraqitjet kinse të drejta, humaniste e demokratike të këtyne politikanëve kriminelë me kravata, me ua nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë dhe veprimet e tyne diskriminuese e fashiste’- ka shkruar Morina në rrjetin social Facebook.
Më tutje sipas tij, BE vuni si “lehtësues” të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, poltikanë, shtetet e të cilëve nuk e njohin as sot pavarësinë e Kosovës
Ky është reagimi i plotë i Agim Morinës:
DITA KUR BORRELLI I THARBËTOI FJALËT…
Asnjë politikan i Kosovës së dobët nuk mundet me luftu me politikanët e shteteve ma të fuqishme të botës. Këtë nuk ka magar që nuk e din, pos disa kryekungujve. Por, politikanët e Kosovës kanë mujtë dhe munden edhe sot me ua heqë maskat, paraqitjet kinse të drejta, humaniste e demokratike të këtyne politikanëve kriminelë me kravata, me ua nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë dhe veprimet e tyne diskriminuese e fashiste.
Bashkimi europian vuni si “lehtësues” të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, Borrellin e Lajčákun, që të dy nga dy shtete të BE-së që nuk e njohin as sot pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimet kundër Kosovës i kanë shprehë haptas. Ky ka qenë sinjal i qartë që paraprakisht janë plotësu vetëm kërkesat e Serbisë. Po të kishte pasë qasje të drejtë, së paku njëni prej tyne asht dashë me ardhë prej një shteti të BE-së që e njeh pavarësinë e Kosovës. Mungesa e një takti të tillë tregon se BE-ja ose i asht nënshtru plotësisht Serbisë, ose nuk e ban hesap fare Kosovën. Në këtë sjellje të BE-së kanë ndihmu edhe politikanët e dobët dhe të papërgatitun të Kosovës për me u ballafaqu me hienat diplomatike ndërkombëtare. Nga ky vështrim xhungla e kafshëve të egra asht parajsë në krahasim me xhunglën diplomatike. Se sa janë të kalbun politikanët europianë u panë me shembullin e Sebastian Kurtzit e të komisionerit, Johannes Hahnit. Të dy dolën të korruptuem. Ma të zij se të korruptuemit tanë. Ky i fundit para disa kohe në Shkup bahej se habitej që shqiptarët kërkonin të drejta të barabarta për përdorimin e gjuhë shqipe.
Pra, duhet me pasë kujdes fort prej këtyne diplomatëve që e kanë të ngjitun ndonjë buzëqeshje të bleme në ndonjë dyqan prostitutash të Vjenës. Apo prej atyne me kravata të bame prej lëkurash të popujve ish-koloni.
Në këtë vijë Albini nuk asht mbinjeri dhe ban që nuk do të mundet me ndërru një vijë fatkeqe politike që asht kriju e thellu tashma për njëzet e kusur vjet, me nënshkrime e votime në Kuvend, por ka me tregu së paku që e dijmë se po na bajnë padrejtësi. Mos me na e lanë për budallë.
Hesapet e gabueme të Borrelit dhe të Lajčákut janë se kanë mendu që Albin Kurti ka me u ngënjy prej premtimesh e ofertash të cofta, ose prej kërcënimesh të kota. Këtë lloj fruthi Albini e ka kalu moti, nën kërbaçët e dhunën e Milosevicit dhe nëpër burgjet e Serbisë. E fundit që mundet me ba Albini asht me dhanë dorëheqje. Masandej duhen me u mbajtë zgjedhje të reja. Prap ka me fitu Vetëvendosja. Dhe burokratët faqezij eurpopianë kanë me mbetë tue u sjellë rrotull në mullar, deri sa të gjejnë një zavendës të politikanëve marioneta, si disa të maparshëm. Ndoshta kërkimi për një marionetë të tillë tashmë ka nisë, përderisa Borrelli, sapo takoi kryetarin e opozitës kosovare javën e kalueme, i tharbëtoi fjalët dhe i kuqi veshët koxha shumë në konferencën e sotme me gazetarë. Ndoshta ka marrë ndonjë premtim. Apo edhe ndonjë sinjal shpresëdhanës.
Me qenë i dobët asht fat i keq, me të ba budallë asht zgjedhje.