Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive këtë vit në rrjetet sociale dhe paraqitjet televizive, përcjell Kosova Post.
Prezantimet e saj para publikut këtë vit kanë qenë shumë të rralla madje edhe prurjet muzikore apo projekte të reja nuk ka pasur fare nga ajo.
Sido që të jetë, 32-vjeçarja ka bërë të ditur për fansat se është duke harxhuar kohë në studio, duke incizuar këngë të reja për albumin e saj të radhës.