Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me gjithsej 333 vota me një mandat të plotë 4-vjeçar.
Në sallën e Kuvendin zgjedhor prezentë ishin 333 delegatë, nga 335 sa janë gjithsej në parti.
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.