Miodrag Miliçeviq, drejtues i organizatës AKTIV, është njëri prej qytetarëve të paktë të komunitetit serb, që mendon se raportet ndërmjet këtij komuniteti dhe shqiptarëve, duhet të përmirësohen, shkruan Kosova Post.
“Po patjetër. Besoj që jo vetëm unë, por edhe serbët tjerë duhet të bëhen shembull se si duhet sot një serb dhe një shqiptar të komunikojnë mes vete. Ne duhet të komunikojmë dhe të kemi marrëdhënie të mira. Ua kemi borxh fëmijëve tanë, sepse ajo që ka ndodhur në të kaluarën jo të largët, asesi nuk guxon të përsëritet. Politika ka ndikuar aq shumë, sa kemi harruar të jemi më shumë njerëz, e më pak politikan”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.
“Unë para luftës kam jetuar në Prishtinë. Këtu kam ardhur në vitin 1999. Ka qenë fillimisht një ndalesë e përkohshme, por është bërë njëfarë mënyre e përhershme. Unë jam këtu me familjen time, fëmija ynë ka lindur këtu. Mitrovica ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme për të mirë”, ka vijuar ai.
Sipas tij, duhet bërë më shumë në drejtim të përmirësimit të raporteve.
Për më shumë shihni videon:
“