Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksi i zbatimit të tij i arritur më 18 mars në Ohër duhet të jenë udhërrëfyes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Begaj nënvizoi mbështetjen që Italia i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera rajonale, gjithashtu dhe dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.
Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, presidenti Begaj ka vlerësuar marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve. /kp/