Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse ka dështuar takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishme bashkërisht në takim.
“ Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre”, tha Begaj në një intervistë në televizionin Publik të Kosovës. “ Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që cdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që I takon presidentit të republikës”, tha Begaj.