Deputetja Adelina Grainca e cila në zgjedhjet e fundit garoi nën “flamurin” e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka rihapur llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, shkruan Kosova Post.
Ajo e ka ndryshuar fotografinë e kopertinës, duke e vënë një që e përmban moton e Lëvizjes Vetëvendosje: Krejt dhe Drejt!
Për këtë veprim, ajo ka marrë komente të shumta pozitive, por edhe negative.
Në ditën kur ajo vendosi ta votonte Vjosa Osmanin për presidente, një mal kritikash nga përkrahësit e PDK-së, e detyruan ta mbyllte llogarinë. Por ajo ka vendosur t’i rihapë llogaritë e saj në rrjetet sociale përsëri.
Vala e kritikave ndaj saj, duket që është zbutur, megjithëqë disa nga komentuesit e kanë cilësuar si “tradhëtare”./KosovaPost/