Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka arritur që zyrtarisht të bëhet deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Naim Murseli përmes një postimi në Facebook.
“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së” ka shkruar Marseli.
Postimi i plotë:
Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.