Bëhuni gati nga dita e mërkurë vjen ky mot

Bëhuni gati nga dita e mërkurë vjen ky mot

Masa të ftohta ajrore tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke sjellur kushte për reshje të dobëta bore, mirëpo përkohësisht, sepse nga dita e mërkurë, një vorbull ciklonike e fuqishme nga Atlantiku verior do të sjell mot më dinamik dhe të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore.

Gjatë ditës së sotme kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, e nëpër vise të ulëta të përziera edhe me shi.

Nga dita e martë, me afrimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku verior, rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon duke favorizuar mot më të butë, kryesisht të vranët, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Ditën e mërkurë, vorbulla ciklonike do të kalojë mbi rajon, që do të sjell mot të butë dhe të ndryshueshëm, me erëra të fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu, të cilat më vonë do të shndërrohen në borë, që mund të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

Ditën e premte, gjatë ditës dhe mbrëmje vransirat pritet të shtohen, e sipas tendencave të fundit, në fundjavë, një tjetër vorbull ciklonike do të favorizojë mot të vranët dhe me të reshura shiu e bore.

Nën këto kondita të motit dinamik që pritet të na shoqërojë këtë javë, me erëra të fuqishme, indeksi i kualitetit të ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare.

Temperaturat e ajrit sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 3C deri në 10C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi-veriperëndimi 5-15m/s.
Shtypja atmosferike pas rritjes mbi vlera normale, deri të mërkurën do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera.

You may also like

Dy duar marrin vëmendjen e gjithë botës! Duhet dënuar serbët!

E gjithë bota po komenton simbolin e shqiponjës,