Kryetari i Skenderajt, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Bekim Jashari pati sot një vizitor të veçantë në zyrën e tij.
Bekim Jasharin e vizitoi axha i tij, Rifat Jashari, ndërsa i entuziazmuar nga kjo, nipi Bekimi, shkruan se xhaxhai i tij është shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë.
‘Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre’, ka shkruar Jashari në Facebook.
Për më tepër , Bekim Jashari , shprehet i lumtur se gjatë këtij mandati, ka punuar me përkushtim në shërbim të qytetarëve me nder dhe në ngritjen e mirëqenies sociale të tyre.
Postimi i plotë:
Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.
Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.
Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.
Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.
Të paqim gjatë mixhë!