Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në Mons të Belgjikës ka vizituar Komandën Komandën Supreme të Fuqive Aleate të NATO-s në Evropë, ku realizoi takim me komandantin suprem, gjeneralin Christopher Cavoli.
Sipas njoftimit nga kabineti i presidentit, Pendarovski u njoh me aktivitetet aktuale të komandës, si dhe me forcimin dhe përshtatjen e forcave pas fillimit të pushtimit ushtarak rus në Ukrainë, në drejtim të mbrojtjes së aleatëve të NATO-s dhe reduktimit të rrezikut të zgjerimit të konfliktit.
Pendarovski ripohoi gatishmërinë e vendit për të dhënë një kontribut aktiv në përpjekjet e NATO-s që synojnë përmbushjen e qëllimeve strategjik, ruajtjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e unitetit të NATO-s.
“Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën, me qëllimin përfundimtar ndaljen e agresionit ushtarak, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit.
Gjenerali Cavoli, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, jep në përpjekjet e aleancës për ruajtjen e sigurisë së zonës euro-atlantike.
Në kuadër të vizitës, Pendarovski zhvilloi takim me pjesëtarët e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut të vendosur në Komandën Supreme të Fuqive Aleate të NATO-s në Evropë.