Ylli francez i Real Madrid, Karim Benzema rezulton pozitiv në testin për Covid-19, bëjnë të ditur nga klubi Real Madrid, transmeton KosovaPost.
Ai mbrëmë është hospitalizuar në Klinikën Infektive pasi që ka pasur simptoma të virusit korona.
Nga Real Madrid thonë se ai do të jetë nën mbykqyrjen e personave profesionistë e gjithë kjo me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve të padëshiruara.
“Në përputhje me simptomat e shfaqur, ylli francez i Real Madrid, Karim Benzema është testuar dhe testi i tij është pozitiv në KOVID-19.
Benzema, i cili është me shëndet të mirë, do të qëndrojë në karantinë në shtëpi dhe do të jetë në gjendje të fillojë punën me ekipin pasi rezultati i testit të kthehet negativ./KosovaPost/