Nëse e lejon situata epidemiologjike, shumë shpejtë do të vendoset për datën kur presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të udhëtoj në vizitë zyrtare në Serbi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, përcjell Kosova Post.
” E vërtetë është se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka marrë ftesë për të vizituar Serbinë. Duhet ta dini se Presidenti Putin vlerëson shumë marrëdhëniet vëllazërore dhe partneritetin dhe se marrëdhëniet e tilla janë thelbësore dhe të dobishme për të dyja vendet. Sigurisht, sa më shpejt që situata epidemiologjike lejon, aq shpejtë edhe do të dakordohemi përmes rrugëve diplomatike për datën e vizitës”, ka thënë zëdhënësi Peskov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për vizitën e mundshme të presidentit Putin në Serbi, transmeton novostirs.
Ndryshe, kujtojmë se Ambasadori serb në Moskë Miroslav Lazanski, ka deklaruar dje se Presidenti Putin shpreson të vizitojë Serbinë në maj, ku edhe do të marrë pjesë në ceremonin e inaugurimit të Tempullit të Shën Savës./Kosova Post/