Beqaj: Kosova duhet ta ndërtojë identitetin ekonomik të saj

Beqaj: Kosova duhet ta ndërtojë identitetin ekonomik të saj

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë sot në Konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e mbajtur në panelin e kësaj Konference Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë që ka ndërtimi i identitetit ekonomik të Kosovës dhe për rëndësinë e investimeve që duhet të bëjnë bizneset në fushën e hulumtimit. Beqaj ka theksuar rolin që ka inovacioni dhe ndërmarrësia në rritjen ekonomike të vendit, duke nxitur përdorimin e teknologjisë për zhvillim ekonomik.

“Kosova duket ta ndërtojë identitetin ekonomik të saj. Bizneset duhet të investojnë më shumë në hulumtim dhe zhvillim, pasi bota po ndryshon me shpejtësi”, tha Ministri Beqaj.

Para pjesëmarrësve të Konferencës Ministri Beqaj ka thënë se Kosova në 10 vitet e fundit nuk ka arritur të krijojë identitetin e saj, duke ftuar bizneset që bashkërisht me institucionet të krijohet identiteti ekomomik i Kosovës. Tutje në diskutimin e tij z. Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë duke thënë se përmes kësaj ministrie rina të kap hapin me botën në fushën e teknologjisë.

Në këtë konferencë të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Odës Ekonomike të Kosovës. Për bizneset më të suksesshme nga udhëheqësit e institucioneve janë ndarë mirënjohje me një ceremoni të veçantë.

Në hapësirat ku është mbajtur Konferenca janë prezantuara disa prej produkteve të prodhuesve të suksesshëm kosovarë.​ /Kosova.info/

You may also like

Vetëvendosje tregon emrat e aktivistëve të arrestuar

Policia arrestoi 8 persona gjatë ditës se sotme.