Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, ka vazhduar takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisë, shkruan Kosova Post.
Andaj Beqaj sot ka ndarë kohë për të dëgjuar hallet dhe problemet e studentëve të cilët i përgëzon për vizionin që kanë sikur edhe premton mbështetje të fuqishme gjatë qeverisjes së PDK-së.
Ai këtë premtim nuk e bën koti, sepse subjekti që përfaqëson, PDK-ja ka programin e Rimëkëmbjes ku në planifikimet buxhetore, programi për arsim parashihen edhe përmirësimi i kushteve për studentët.
Postimi i plotë:
Rinia janë e ardhmja e vendit tonë. Sot takova një grup studentësh të cilët po e mbështesin fuqishëm Planin e Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me kryeministër Prof.Dr.Enver Hoxhaj, Qeveria e ardhshme do të ofroj kushte dhe trajtim me të dinjitetshëm për gjithë studentet, të cilët gjithmonë janë qenë bartës së ndryshimit të proceseve. Faleminderit për mbështetje#PDK134#HajdarBeqa28