Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me filozofin e gjerman, Georg Wilhelm Friedrich Hegel.
Ai iu drejtua Kurtit me këtë krahasim në fund të fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Në këto pyetje kam dëshirë të më përgjigjen ministrat. As ju shokët këtu që jeni përballë, as Z. Hegel,por ju të dy me kallxoni çfarë ka ndodhur me këto gjëra”, ka thënë Berisha.
Kjo ka shkaktuar të qeshur në Kuvend nga deputetët. Berisha kështu deklaroi në fund të pyetjeve që pati ndaj ministrave të Infrastrukturës dhe Bujqësisë.k,k.