Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur në Prishtinë.
Ai tha se një qytetar e ka ndalur dhe e ka pyetur se kur do të kthehet në Kuvend sepse “mbaroi Kosova” pas krizës së krijuar ekonomike dhe energjetike.
“Më pyti për familjen, punët dhe hallet, si një mikë i vërtet, gjë që më bëri të besoj se qenka ndonjë i njohur.
Pasi ja këtheva me të njejtën mirësjellje, pasoj një pytje “kur do të ktheni në Kuvendin e Kosovës”, pytje që nuk e prita dhe që më shtyri të mendoj përgjegjen, por që më bëri ta kuptoj edhe atë se nuk është ndonjë familjar, por një qytetar hallegji dhe që e përcjellën situatën politike në vend”, shkroi Berisha.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Miq të nderuar,
Dëshiroj ta ndaj një ndodhi që më bëri “vaki” në Prishtin, e që ishte sa me qeshë, aq edhe për me qajtë!
Duke ecur rrugës më ndalën një i moshuar duke më thirrën në emër, filimisht mendova se është ndonjë i njohur e që kamë mund ta harroi si pamje.
Më pyti për familjen, punët dhe hallet, si një mikë i vërtet, gjë që më bëri të besoj se qenka ndonjë i njohur.
Pasi ja këtheva me të njejtën mirësjellje, pasoj një pytje “kur do të ktheni në Kuvendin e Kosovës”, pytje që nuk e prita dhe që më shtyri të mendoj përgjegjen, por që më bëri ta kuptoj edhe atë se nuk është ndonjë familjar, por një qytetar hallegji dhe që e përcjellën situatën politike në vend!
Ju përgjegja “edhe dy a tre muaj” me dilemën se si do të reagoj, “kthenu o burra se maroj Kosova” filloj me shumë pezëm, dhe vazhdoj “ me bacin vdekjen e kamë dituar, po kurr nuk e kisha besu që në Kosovë mbi gjysa janë “budallë” dhe votën ja japin Albinit”, ma dha dorën dhe iku.
Gjatë gjithë rrugës Prishtin-Prizren nuk më është hequr nga mendja ajo skenë, për të cilën nuk disha a me qeshën a me qajtën!