Berisha: Kosova do ta formojë ushtrinë, nuk mund të mbetemi peng i Beogradit (Video)

Berisha: Kosova do ta formojë ushtrinë, nuk mund të mbetemi peng i Beogradit (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është i bindur se Formimi i Ushtrisë se Kosovës tashmë është në agjendë të institucioneve. Sipas tij Kosova duhet të ec përpara dhe nuk mund të mbetet peng i politikave të Beogradit. Ai në një bisedë për Kosova Post, ka thënë se formimi i ushtrisë është bërë në kosulta dhe këshilla me miqtë ndërkombëtar, shkruan Kosova Post.

“Formimi i ushtrisë është çështje e agjendës se Kuvendit e përcaktuar edhe nga kryesia, pas miratimit në lexim të parë që i është bërë tri ligjeve rreth ushtrisë në përputhje dhe në bazë të  sygjerimeve të mëhershme të miqve ndërkombëtar. Kemi një bllokim të ligjeve nga Lista Serbe, mirëpo sido që të jetë Kosova nuk mund të mbetet peng i tyre as për ushtrinë, por as për ndonjë çështje tjetër të jetë peng i Serbisë. Reagimet mendoj se janë politike dhe në kuadër të ballancimit të situatës në rajon, përndryshe unë jam optimist se javën e ardhshme ligjet në lexim të dytë do të kalojnë dhe natyrisht në mënyrë graduale Forcat e Sigurisë do ta marrin pamjen që do ta ketë një ushtri e një shteti, dhe për këtë është një kontribut i jashtëzakonshëm i miqve ndërkombëtarë veqanarisht i NATO-s. Me faktorin ndërkombëtar ka pasur këshilla dhe konsultime dhe natyrishtë meq kjo çështje është bllokuar në mënyrë ekstreme nga Lista Serbe atëherë faktori institucional i Kosovës është dashur të bëjë një veprim” ka thënë Berisha për Kosova Post.