Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se qeveria që ajo drejton dhe ekipi i presidentit, Aleksandër Vuçiç nuk do të heshtin për padrejtësitë që po u ndodhin serbëve në Kosovë.
Deklaratën, Bërnabiç e dha gjatë vizitës së saj në famlijen e një të riu serb, i cili nga Shërbimi Policor i Kosovës gjatë festës së Vidovdanit në Gazimestan, shkruan Euronews Serbia.
“Siç tha presidenti Vuçiç në Nju Jork, disa në Serbi na akuzojnë se sa më shumë ta përmendim Kosovën, aq më larg jemi nga BE-ja, por Qeveria e Serbisë dhe ekipi i Presidentit nuk do të heshtin për padrejtësinë që po i ndodh serbëve në Kosovë”, kryeministrja Bërnabiç.
Sipas saj, që kur Albin Kurti u bë kryeministër, numri i sulmeve ndaj serbëve në Kosovë dhe mbi pronat e tyre është rritur.
“Deri më tani, vetëm këtë vit kemi pasur afër 100 sulme ndaj serbëve dhe ato mbeten të pandëshkuara”, u shpreh ajo.