Bërnabiq kërkon nga Kosova ta ‘lë rehat Serbinë Qendrore’

Bërnabiq kërkon nga Kosova ta ‘lë rehat Serbinë Qendrore’

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka kërkuar nga, siç i ka quajtur ajo, autoritetet e pushtetit të përkohshëm në Prishtinë, që të pushojnë së përmenduri Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe të heqin dorë nga Serbia Qendrore, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve, FoNet.

Ajo ka thënë se duhet të bisedohet rreth asaj se a mund të arrijmë një zgjidhje me kompromis që do të siguronte normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës. Në këtë mënyrë ajo i është përgjigjur pohimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se ka marrë mbështetjen e presidentit francez, Emanuel Macron që Beogradi e Prishtina sa më parë të arrijnë marrëveshjen detyruese me “mundësi reale të korrigjimit të kufirit që vetëkupton bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me territorin e Kosovës”.

Ajo ka shtuar se këtë deklaratë të Thaçit nuk mund ta komentojë si duhet, meqë deklaratat e tij. sikundër edhe ato të përfaqësuesve tjerë të Prishtinës çdo ditë ndryshojnë dhe janë kundërthënëse në mesjete.

“I lus që të pushojnë të flasin për Preshevën, Bujanocin e Medvegjen meqë s’kanë lidhje fare me jetën dhe i lus të mos shkojnë më në territorin e Serbisë Qendrore”, citohet të ketë thënë Bërnabiq

“Ju lus hiquni nga Serbia Qendrore (Beogradi zyrtar e quan kështu, gjoja se Republika e Serbisë vetëkupton edhe Kosovën në kuadër të saj – sqarim ynë) dhe të bisedojmë rreth asaj se a mund të arrijmë kompromis i cili mund të sigurojë harmonizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës”, është shprehur ajo.

 

You may also like

Deputeti Tahiri ’emëron’ ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka