Beşiktaş mundi Galatasaray-in me rezultat 2-0 në derbin e sotëm të Super Ligës Turke, raporton Kosova Post.
Asnjë nga ekipet nuk ishte në gjendje të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë në stadiumin Vodafone Park të Stambollit.
Në minutën e 58-të, Galatasaray mbeti me 10 lojtarë teksa sulmuesi senegalez Mbaye Diagne mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj futbollistit të Beşiktaş-it, Francisco Montero.
Josef De Souza shënoi në minutën e 79-të nga afër duke hapur rezultatin në të mirë të Beşiktaş-it.
Në minutat shtesë, Georges-Kevin N’Koudou dyfishoi epërsinë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.
Me këtë fitore, Beşiktaş mbeti në krye të tabelës me 38 pikë, ndërsa klubi Galatasaray ra në vendin e katërt me 33 pikë.