Besimtarët muslimanë në Kosovë, sot kanë falur namazin e Fitër Bajramit, shkruan Kosova Post.
Sot në të gjithë globin, besimtarët muslimanë festojnë ‘Fitër Bajramin’. Kjo festë vjen pas një muaji agjërimi e sakrifice, siç thonë ata, për hire të Zotit.
Sot në xhamitë e Kosovës, për shkak të pandemisë, është falur vetëm namazi i ‘Fitër Bajramit’, ndërsa është bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Telegrafi citon Myftiun Naim Tërnava, i cili ndër të tjera ka thënë se kjo festë kultivon formën më të mirë të ndjesisë, mirëkuptimit:
“Festa e Fitër Bajramit kultivon në formën më të mirë ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë, respektit e bujarisë, vlera këto që fisnikërojnë individin dhe shoqërinë. Kjo festë madhore paraqet një ndër momentet që të shërbejnë për të njohur vetën, për të mësuar drejt misionin tonë, e për ta ruajtur ekuilibrin në mes shpirtërores, përballë materiales.”
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19./KosovaPost/