Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se procesi zgjedhor deri më tani është zhvilluar i qetë dhe pa incidente. Sipas tij, përqindja e atyre që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, është e kënaqshme, transmeton Kosova Post.
“E kemi përcjellë sot procesin e votimit që nga orët e hershme të mëngjesit. Komunikimet që i kemi pas sot me shtabet tona lokale në pesë komuna ku garojmë tregojnë se ka pasur një dalje të mirë të votuesve, nuk kemi pasur probleme të theksuara” – ka thënë Tahiri në një konferencë për shtyp.
” Ju bëjë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për të dalë në këto zgjedhje”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të KQZ-së, mbi 23% e qytetarëve, me të drejtë vote, kanë dalë dhe e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë./KosovaPost/