Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson që mazhoranca të reflektojë për çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.“Të enjten seanca e radhës, kemi kërkuar që deputetët e mazhorancës të reflektojnë për çështjen e Trustit.
Është një gjendje kaotike”, tha Tahiri.Pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri tha se një çështje e rëndësishme është dhe ngritja e çmimeve, që është e tmerrshme dhe që qeveria nuk po merret me këtë.Ai tha se LDK ka kërkuar debat parlamentar dhe për këtë AAK do t’i kërkojë komentet.