Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale, raporton Kosova Post.
“Sot, në Komisionin Paralamentar për Legjislacion miratuam Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Në takim theksova se ky Ligj e ndihmon qasjen e sektorit privat në drejtësi dhe njëkohësisht shkurton rrugën e kontesteve në mes bizneseve, si dhe atyre ku palë në procedurë janë bizneset dhe autoritetet shtetërore dhe rregullative, e që në të kaluarën kanë zgjatur mbi 5 vite” – ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Ai e ka mbyllur postimin me fjalët: “Drejtësia e vonuar nuk mund të konsiderohet drejtësi!”/KosovaPost/