Beteja është më e fuqishme në fund: Këto janë fjalët e fundit të njerëzve që kanë vdekur pa besim te Zoti!

Beteja është më e fuqishme në fund: Këto janë fjalët e fundit të njerëzve që kanë vdekur pa besim te Zoti!

Të gjithë këta njerëz që e mohuan ekzistencën e Zotit dhe me Të ishin, në mënyrë  të marrë, në njëfarë lufte të llojit të vet, në fundin e tyre, kur beteja për shpirtin është më  fuqishmja e kuptuan të keqen që i mashtroi në mënyrë brutale.

Asgjë më shumë nuk e zgjon vëmendjen se dëshmia e njeriut që po vdes. Momenti i vdekjes zbulon fytyrën e vërtetë të një personi dhe gjendjen e zemrës së tij. Shumë njerëz në minutat e fundit të jetës së tyre e pranuan para vetës dhe të tjerëve, se ata kishin jetuar një jetë të kotë – pa Zotin, dhe kishin vdekur  me frikë dhe pa shpresë …

VOLTAIRE, filozofi i famshëm kishte një fund të tmerrshëm të jetës. Infermierja  që e kishte ushqyer tha: “As për të gjithë arin е botë nuk do të doja të ishe e pranishme në një vdekje tjetër të tillë.  Ai bërtiste gjithë natën dhe kërkonte falje për mëkatet e tij. ”

DAVID HUME, një ateist që vdiq, duke bërtitur: “Unë jam në zjarr dhe në vuajtje, rreth meje dëshpërim dhe tmerr!”

NAPOLEONI – Mjeku i tij shkroi: “Mbreti po vdes i vetëm dhe po largohet nga mbretëria tokësore duke mos e njohur Perëndinë dhe Krishtin. Ai tha që është duke e parë se ku po shkon, në zjarrin e tmerrshëm të ferrit. ”

CESARE BOREIA, burrë shteti, tha: “Unë u shqetësova për botën dhe nuk u kujdesa për jetën time. Nuk e njoha Krijuesin, tani më duhet të vdes pa Zotin, unë jam i humbur … ”

HOBBES, filozof anglez duke vdekur tha: “Pa Zotin jam në errësirë, në dëshpërim dhe ferr. Unë i këshilloj çdokë të mendojë se ku do ta kalojë përjetësinë, le ta njohë Krijuesin e tij derisa është gjallë “.

SIR THOMAS SCOTT, President i Dhomës së Lordëve të Britanisë së Madhe. “Deri në këtë moment kam menduar se nuk ka as Zot as ferr. Tani që po më afrohet çasti i vdekjes po i  shoh të dy. Po të më jipej vetëm edhe një vit për të jetuar, atëherë do ta kalojë atë duke dëshmuar para njerëzve çfarë kam parë dhe do ta lexoje vazhdimisht Librin e Shenjtë.

NIEZSCHE- Para vdekjes u çmend dhe ashtu vdiq.

LENINI humbi mendjen para vdekjes. Ai u drejtua  nga karriget e zbrazëta në dhomë dhe kërkoi faljen e mëkateve.

JAGODA, kreu i policisë sekrete, tha: “Në të vërtetë, ekziston Zoti dhe Ai po më dënon për mëkatet dhe mosbesimin tim”.

JAROSLAWSKI, President i Ateizmit Ndërkombëtar, tha: “Ju lutemi digjni të gjitha librat e mijë. Ato janë gënjeshtra dhe mashtrime. Tani e shoh Krijuesin tim, Shkrimi i Shenjtë është i vërtetë … ”

Të gjithë këta njerëz që e mohuan ekzistencën e Zotit dhe me Të zhvilluan, në mënyrë të marrë, njëfarë lufte të llojit të tyre, nga e cila ata përfundimisht dolën si humbës të plotë.

Pregaditi: Muhidin Ahmeti