Biden i ka shprehur falënderimet e tij Emirit Al Thani për ndihmën e tyre në procesin e evakuimeve që vazhdojnë në Afganistan dhe për rolin e vendit pritës të bisedimeve për Afganistanin, transmeton Kosova Post.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka biseduar për situatën në Afganistan me Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani dhe kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Al Thani dhe Biden në bisedën e tyre konfirmuan miqësinë afatgjate mes Katarit dhe SHBA-së.
Biden i ka shprehur falënderimet e tij Emirit Al Thani për ndihmën e tyre në procesin e evakuimeve që vazhdojnë në Afganistan dhe për rolin e vendit pritës të bisedimeve për Afganistanin.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme dhe se kanë pritur me kënaqësi samitin e liderëve rajonal që do të mbahet në fund të muajit në Bagdad.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se edhe në bisedën e Bidenit me kryeministrin italian Draghi është diskutuar rëndësia e bashkëpunimit të të dy vendeve në procesin e evakuimit që vazhdon në Afganistan. Në deklaratë thuhet se liderët kanë pritur me kënaqësi mundësinë e zhvillimit të një politike të përbashkët mbi Afganistanin në Samitin e G7 që do të zhvillohet javën e ardhshme.