Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të kërkojë nga vendet perëndimore t’i kundërvihen rritjes së ndikimit të Kinës, në ditën e dytë të samitit të G7, kështu tha një ndihmës për BBC.
Në takimin në Britani, Biden pritet të bëjë thirrje për një aleancë të re për të rivalizuar shpenzimet e Pekinit për infrastrukturën në vendet në zhvillim. SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang.
Udhëheqësit e G7 do të angazhohen gjithashtu për një plan të ri për të ndaluar pandemitë e ardhshme . Masat përfshijnë shkurtimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve për Covid-19 në nën 100 ditë./21Media