Joe Biden do të dhurojë 500 milionë doza të Pfizer në gati 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme, sipas dy burimeve zyrtare.
Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpërndajnë 200 milionë doza këtë vit dhe 300 milionë të tjera në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm në 92 vende me të ardhura më të ulëta.
Donacionet do të shpërndahen përmes programit të vaksinave COVAX që shpërndan doza të vaksinave anti-COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Programi drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).
Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të japë vendimin të enjten në samitin e G7 në Britani.abc