Presidenti amerikan, Joe Biden, në takimin me përfaqësuesit e kompanive të energjisë elektrike në vend, theksoi se puna për energjinë e ripërtëritshme është një nga pjesët më të rëndësishme të planit të ekonomisë dhe rëndësia e energjisë së ripërtëritshme në uljen e çmimeve të faturave të energjisë, transmeton KosovaPost.
Presidenti i SHBA- së, Biden u takua me përfaqësues të kompanive kryesore të energjisë elektrike të vendit në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutoi një sërë çështjesh, nga ulja e faturave të energjisë deri te puna për energjinë e rinovueshme.
Duke deklaruar se plani ekonomik i titulluar “Let’s Do It Better Again” do të sjellë mundësi të reja në fushat e punësimit dhe investimeve në vend dhe është me rëndësi jetike për luftën kundër ndryshimeve klimatike, Biden tha se “Energjia e ripërtëritshme është një nga elementët më të rëndësishëm të planit tim ‘Le të bëjmë përsëri më mirë’, tha ai.
Duke theksuar se burimet e pastra të energjisë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e SHBA-së, Biden tha se disa kompani amerikane vitet e fundit kanë bërë investime të mëdha për përdorimin e burimeve të pastra të energjisë.