Nga Kremlini, bëjnë të ditur se ende nuk ka plane konkrete për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kolegut të tij Joseph Biden, lidhur me Urainën, transmeton Kosova Post.
Gjithashtu nuk është mohuar një takim i tillë, ndërsa thuhet se një ftesë ose takim mund të arrihet në çdo kohë.
“Tensionet rreth Ukrainës po rriten, por kontaktet diplomatike janë duke u zhvilluar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Putin së shpejti do t’i drejtohet Komitetit të Sigurisë Ruse, raportoi Reuters.
Herët në mëngjes, zyra e presidentit francez Emanuel Macron njoftoi se duhet të mbahet një stakim mes Bidenit dhe Putinit.