Presidenti i SHBA Joseph Biden paralajmëroi sot se gjithnjë e më shumë shihet se sjellja e Rusisë nuk është në përputhje me pritjet, transmeton Kosova Post.
Duke folur pak para fillimit të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, Biden konfirmoi se NATO është e një rëndësie thelbësore për interesat amerikane dhe tha se Shtetet e Bashkuara janë krah për krah me Evropën, raporton Reuters.
“Neni 5 është një detyrim i shenjtë në doktrinën e NATO-s,” tha Biden, duke treguar një dispozitë që detyron të gjithë anëtarët të vijnë në ndihmë dhe ti kundërpërgjigjen nëse ndonjë vend në aleancë është objektiv i një sulmi të armatosur.
“Unë do të doja që Evropa ta dijë se Shtetet e Bashkuara janë me të”, theksoi presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden/KosovaPost/