Presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri një deklaratë dje në një konferencë shtypi në lidhje me sulmin ajror në kufirin Siriano-Irakian. Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse, Biden vuri në dukje se sulmi ishte një mesazh për Iranin dhe tha, “Ne u dhamë atyre mesazhin” Ju nuk mund të veproni pa u ndëshkuar, jini të kujdesshëm” transmeton Kosova Post.
Deklarata e Presidentit të SHBA erdhi pasi Departamenti i Mbrojtjes (Pentagon) mori përgjegjësinë dhe detajoi sulmin.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në deklaratën e tij tha se 9 ndërtesa u shkatërruan plotësisht, të cilat forcat amerikane pretenduan se u përkisnin milicive të mbështetura nga Irani, dhe 2 ndërtesa u bënë të papërdorshme në sulmin e organizuar nga forcat amerikane dje në kufirin Sirian, në qytetin kufitar Al Bukemalit./KosovaPost/.