Heqja e shenjës së sekretit nga arkivat sekrete të vrasjes së ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy në Dallas në vitin 1963 do të shtyhet për një vit, njoftoi presidenti amerikan, Joe Biden.
Në vitin 2017, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte Donald Trump, Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara hoqën shenjën e fshehtësisë nga një seri dosjesh, raporton cnn.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se arkivistët kishin mbetur prapa në kërkimet e tyre në dosje për shkak të pandemisë COVID-19 dhe se atyre u duhej më shumë kohë për të punuar.
Kjo vonesë është e nevojshme “për të parandaluar çdo sulm mbi sigurinë ushtarake, mbi operacionet e inteligjencës, për ruajtjen e rendit publik dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të jashtme”, tha presidenti Biden.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se më shumë se 94 për qind e të dhënave në koleksionin e vrasjeve të Arkivit Kombëtar tashmë janë publikuar, me administratën që synon “zbulimin maksimal të mundshëm të informacionit deri në fund të vitit 2022”. /Telegrafi/